Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell e ka riafirmuar përkushtimin e Amerikës për integritetin territorial të Irakut.
Powell tha se pozicioni i Uashingtonit është se Iraku duhet të vazhdojë të mbetet një vend "i vetëm dhe i bashkuar".
"Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara në fillim të krizës ishte se Iraku duhej të mbetet vend unik dhe i integruar. Mënyra e organizimit të shtetit mbetet të përcaktohet. Do të vazhdojmë punojmë me irakienët në këtë drejtim", tha Powell.
Sekretari i shtetit i bëri këto komente pas botimit të një artikulli në Nju Jork Tajms, ku thuhej se zyrtarët amerikanë e shqyrtojnë dhënien e gjysëm autonomisë rajonit kurd në veri të Irakut.
Rajoni kurd "duhet të mbetet pjesë e Irakut", tha Powell.
Lidhur me ofertën e Koresë Veriore për të pezulluar programin e saj bërthamor, sekretari i shtetit tha se është i inkurajuar, dhe e quajti këtë zhvillim pozitiv.
"Është një deklaratë pozitive. Ata thanë se nuk do të bëjnë testime dhe lanë të nënkuptohet se mund të heqin dorë nga programi bërthamor, jo vetëm programi i armatimit", tha Powell.
Koreja e Veriut sot shfaqi gatishmëri ti pezukllojë aktivitetet bërthamore, në shkëmbim të ndihmës amerikane dhe heqjes nga lista e Shteteve të Bashkuara të vendeve që e sponsorizojnë terrorizmin, por Uashingtoni ka kërkuar që Koreja e Veriut t'i çmontojë programet e armatimit bërthamor.
XS
SM
MD
LG