Ndërlidhjet

DUBLIN


Kryetari i Komisionit Evropian Romano Prodi u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian që këtë vit të bien dakord për kushtetutën e re.
Prodi i bëri këto komente në Dublin në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Irlandës Bertie Ahern, vendi i të cilit prej 1 Janarit e kryeson unionin.
Prodi tha se nëse marrëveshja nuk arrihet, disa vende të BE-së mund të ecin përpara vetë.
"Duhet të bëjmë përpjekje që gjatë një viti, ta arrijmë vendimin e përbashkët për kushtetutën evropiane. Nëse nuk mund ta bëjmë, atëherë nuk do të mund të persim përgjithmonë", tha Prodi.
XS
SM
MD
LG