Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAT


Forcat e koalicionit do të lirojnë rreth 500 të burgosur irakianë, duke filluar nga nesër, me grupin e parë prej 100 të burgosurish.
Kjo është bërë e ditur nga adminsitratori civil i Irakut, Paul Bremer, i cili ka deklaruar se ata po lirohen me kusht që të heqin dorë nga dhuna, derisa drejtues të komunitetit, civilë apo drejtues fetarë, do të jenë përgjegjës për sjelljen e të liruarve.
Bremer bëri të ditur dhe shpërblime për ata që do ndihmonin në kapjen e personave që janë në listën e më të kërkuarve.
"Ne kemi bërë publik një program shpërblimesh. Do të paguajmë 10 milionë dollarë për ata që do na sjellin informacione, që do të cojnë në kapjen e Izat Ibrahim Al Durit, apo të dhëna që dëshmojë se ai është i vdekur. Gjithashtu do të paguajmë nga një milion dollarë për kapjen e cdo njërit prej 12 personave që është në listën e zezë", tha Bremer.
XS
SM
MD
LG