Ndërlidhjet

TBILISI


Presidenti i sapo zgjedhur i Gjerogjisë, Mihail Sakashvili ,dhe ish presidenti Eduard Shevarnaxe, kanë ndjekur ceremoninë e krishtlindjeve ortodokse në një kishë të Tbilisit.
Shevarnaxe u largua nga posti i presidentit pas protestave të opozitës, të drejtuara nga Sakashvili.
Sakashvili ka përcaktuar luftën kundër korrupsionit si një nga përparësitë kryesore të presidencës së tij.
"Ne na nevojitet të miratojmë në parlament një legjistlacion shumë të ashpër kundër korrupsionit, që do t'i japë pushtet një njësie elite, të vogël në numër, por të ndershme, që do të hetojë rastet e nivelit të lartë të korrupsionit", tha Sakashvili.
Bashkimi Evropian ka mirëpritur këtë deklaratë dhe ka premtuar forcimin e lidhjeve me Gjeorgjinë.
XS
SM
MD
LG