Zijadin Gashi, Prishtinë
Pjesëtarë të pakicës serbe që jetojnë në Kosovë, shprehen të pakënaqur me jetën e tyre të mbyllur nëpër enklava. Ata dëshirojnë që krishtlindjet e ardhshme ortodokse t’i presin në një gjendje më të mirë se që janë sot. Liria e lëvizjes, hapja e vendeve të punës si dhe gjallërimi i jetës kulturore, përmendet ndër dëshirat kryesore nga ana e disa qytetarëve serbë që jetojnë në Graçanicë, enklavë kjo që ndodhet 6 kilometra larg kryeqytetit të Kosovës:
“Është mjaft vështirë, jemi pa punë, pa para”, thotë një qytetar serbë, i cili merr shembull vetëveten, si baba i tre fëmijëve të cilët nuk punojnë askund. Ai shpreh dhe pakënaqësinë e tij si qytetarë për shkak të jetës së mbyllur nëpër enklava. Ndërsa një bashkëkombase e tij, po nga Graçanica, thotë se viti që kaloi ishte mjaft i vështirë. Kështu nuk mund të jetojmë përgjithmonë të mbyllur, thotë ajo:
“Do të duhej të kemi qasje nëpër qytete dhe të shoqërohemi, e të mund të shkojmë në teatër e kinema, dhe normalisht ato kushte që secili i dëshiron”, pohon kjo qytetare, duke ia bashkuar dëshirat e saj lutjeve të krishtlindjeve ortodokse, të cilat minoriteti serb dhe pjestarët tjerë të besimit ortodoks po i feston sot nëpër Kosovë.
Kështu, edhe kryeadministratori ndërkombëtar i Kosoves Harri Holkeri, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e Krishtilindjeve ortodokse në Manastirin e Deçanit. Kurse urime besimtarëve ortodoksë u ka drejtuar dhe kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi, i cili në këtë urim, ka shprehur besimin e tij se kremtimi i Krishtlindjeve do të shënojë rilindjen shpirtërore dhe forcimin e mirëkuptimit dhe të tolerancës ndërmjet pjesëtarëve të të gjitha feve dhe etnive në Kosovë.