Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Presidenti i Pakistanit Pervez Musharraf u premtoi liderëve të rajonit të kontestuar të Kashmirit se bisedimet e planifikuara paqësore me Indinë nuk do ti tradhtojnë interesat e tyre.
Ai ka thënë se kashmirasit do të jenë pjesë e procesit të paqes, dhe do të konsultohen për çdo vendim që do të merret.
Musharraf dhe kryeministri i Indisë Atal Behari Vajpayee këtë javë i bënë publike planet për fillimin e bisedimeve paqësore, me qëllim të zgjidhjes së tensioneve mes dy vendeve, përfshirë edhe mosmarrëveshjen e gjatë rreth Kashmirit.
XS
SM
MD
LG