Ndërlidhjet

logo-print

SHARM EL-SHEIKH


Familjarët e 148 viktimave që e humbën jetën nga rrëzimi i aeroplanit egjiptian në Detin e Kuq, sot morën pjesë në ceremonialin përkujtimor në Sharm El-Sheikh.
Në mesin e tyre ishte edhe ministri i jashtëm i Francës Dominique de Villepin.
Hetuesit ende përpiqen ta gjejnë "kutinë e zezë" për të zbuluar shkakun e fatkeqësisë, ndërsa zyrtarët e Egjiptit thanë se rrëzimi është shkaktuar nga defekti teknik, e jo nga shpërthimi apo ndonjë sulm i qëllimshëm.
XS
SM
MD
LG