Ndërlidhjet

BAGDAD


Nëntë trupa amerikane u vranë nga rrëzimi i helikopterit ushtarak në perëndim të Bagdadit.
Helikopteri bëri një aterim emergjent afër qytetit Falluja, në zonën ku kanë gjetur strehë kryengritësit iraklienë, dhe ku helikopterët amerikanë janë gjuajtur edhe më parë.
Gjeneral brigade Mark Kimmit tha se hetimet ende vazhdojnë.
"Helikopteri Black Hawk, gjatë një misioni rutinor, u rrëzua në juglindje të Fallujas me 9 pasagjerët. Nuk ka të mbijetuar. Shkaqet e rrëzimit ende nuk dihen", tha Kimmit.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Scot McClellan tha se presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush është pikëlluar nga rrëzimi i helikopterit, por e ka shfaqur besimin se ushtarët amerikanë në Irak shërbejnë dhe sakrifikohen për kauzën e rëndësishme, që bota të bëhet një vend më i sigurtë dhe më i mirë.
Ndërkohë, në Bagdad forcat amerikane filluan t'i lirojnë rreth 100 të burgosur, ndërsa në javët që vijnë pritet të lirohen rreth 400 të tjerë.
XS
SM
MD
LG