Ndërlidhjet

LONDËR


Qeveria britanike e shpalli listën e aviokompanive të 8 vendeve, që u ndalohet fluturimi mbi hapësirën ajrore të Britanisë.
Ministri i Aviacionit Tony McNulty njoftoi se aviokompanitë nga Taxhikistani, Guineja Ekuatoriale, Gambia dhe Liberia janë ndaluar sepse nuk i përmbushin obligimet e sigurisë.
Kompanisë shqiptare Albanian Airlines iu mohua leja për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë dhe kontrollit të emigrantëve në aeroportin e Tiranës.
Publikimi i listës vijoi pas rrëzimit të aeroplanit të Flash Airlines në Egjipt, me ç'rast u vranë 148 njerëz.
XS
SM
MD
LG