Ndërlidhjet

BAQUBA


Të paktën 6 njerëz raportohet të jenë vrarë dhe dhjetra janë plagosur nga shpërthimi i bombës në një xhami shiite në qytetin Baquba në Irakun qendror.
Policia lokale tha se mjeti shpërthyes ishte lënë në një biçikletë para xhamisë.
Ndërkohë, forcat amerikane arrestuan rreth 30 të dyshuar në bastisjet në qytetin Tikrit, vendlindjen e ish liderit të përmbysur irakian Saddam Hussein, pas rrëzimit të helikopterit Black Hawk, që shkaktoi vdekjen e 9 ushtarëve.
Në Bagdad, në orët e mëngjesit, raketat e goditën hotelin Burj al-Hayat, ku kryesisht janë vendosur të huajt. Nuk raportohet për viktima, por vetëm për dëme materiale.
XS
SM
MD
LG