Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush u angazhua që ulja e taksave në amerikë të jetë e vazhdueshme. Në fjalimin e tij javor në Radio, zoti Bush tha se këtë gjë "do ta kërkoj nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara". Ai mëtutje tha se kjo ulje e taksave do të bëhet "për të mirën e zgjerimit ekonomik dhe për të mirën e miliona amerikanëve që varen nga bizneset e vogla". Presidenti Bush tha se "ekonomia e Amerikës po bëhet gjithnjë më e fortë". Agjencitë e lajmeve informojnë se dje raporti befasues i punësimit të ulët në muajin dhjetor të vitit të kaluar, i ka shqetësuar tregjet financiare dhe ka shkaktuar dyshime lidhur me forcimin e rritjes së ekonomisë më të madhe botërore.
XS
SM
MD
LG