Ndërlidhjet

TEHERAN


Organizata "Reporterët pa kufij" ka kërkuar nga autoritetet e Iranit që menjëherë ti liroj 11 gazetarë, për të cilët thotë se janë në gjendje të vështirë shëndetësore. Në një kumtesë të nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm i organizatës "Reporterët pa kufij", Robert Menard thuhet se "është krejtësisht e papranueshme që gazetarët, siç është i sëmuri 74 vjeçar, Siamak Pourzand, ende të mbahen të burgosur. Në gjendje të është edhe Ali Reza Jabari, 60 vjeçar, i sëmurë nga zemra, që ishte rrahur me 253 goditje me kamxhik. Gjatë këtyre viteve, organet e drejtësisë së Iranit, që udhëhiqen nga persona të linjës së fortë, në kuadër të goditjes masive kundër shtypit opozitar, kanë burgosur disa gazetarë të njohur pro reformistë.
XS
SM
MD
LG