Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtarët danezë të koalicionit në Irak sot kanë zbuluar një depo të predhave për mortaja dhe se po bëhen teste fillestare për të përcaktuar se a ka përbërësa kimik apo jo. Zëdhënësi ushtarak amerikan, Mark Kimmitt ka thënë se janë gjetur afro 40 predha të kalibrit 120 milimetra, të mbështjellura në thasë plastike, nga të cilat ka rrjedhë një "fluid misterioz@. Gjenerali Kimmitt ka thënë se, me gjasë, predhat janë nga periudha e luftës me Iranin në vitet e 80-ta, periudhë kjo gjatë së cilës regjimi i Saddam Husseinit kishte përdorë armatime kimike.
XS
SM
MD
LG