Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik Tony Blair tha se ka patur të drejtë që e ka mbështetur fushatën e Shteteve të Bashkuara në Irak, e cila u bazua në të dhënat se Saddam Husseini kishte armë për shkatërrim në masë.
Për sa u përket kritikave për mos gjetjen e armëve të tilla, Blair tha se do të ishte e papërgjegjshme të mos vepronte sipas informatave të inteligjencës që i kishte marrë lidhur me praninë e dyshuar të armëve për shkatërrim në masë.
Ai gjithashtu e shfaqi bindjen se 9 shtetasit britanikë që mbahen në bazën Guantanamo, së shpejti do të lirohen.
"Mendoj se fati i 9 shtetasve britanikë, në njërën mënyrë apo tjetrën, do të zgjidhet në javët e ardhshme, por nuk mund të them saktësisht në ç'mënyrë", tha Tony Blair.
XS
SM
MD
LG