Ndërlidhjet

TIRANË


Në Shqipëri sot është ditë zie kombëtare në shenjë nderimi e dhimbje për 21 viktimat, që gjetën vdekjen ndërsa udhëtonin me gomone drejt Italisë.
Në mesditë, të gjitha televizionet ndërprenë transmetimet dhe qytetarët mbajtën tre minuta heshtje.
Përpara kryeministrisë, qindra qytetarë kryeqytetas ndezën qirinj dhe formuluan me fjalë në shiritin e zi të vendosur në trotuar, dhimbjen për humbjen e njerëzve si dhe protestën e tyre ndaj kryeministrit. Lëvizja “Mjaft”, përveç këtij shiriti zie, ka vendosur në hyrje të kryeqytetit edhe një shirit tjetër ku i urohet mirëseardhja në Shqipëri kryeministrit Nano, me fjalët tallëse: “Mirëseerdhe Nano djali se për ty na mori malli”.
Kryetari i kësaj lëvizje, Erion Veliaj, thotë se kryeministri nuk ishte i pranishëm për të ngushëlluar familjet e viktimave.
Udhëheqësi i opozitës, Sali Berisha ka thënë se "ky është krim i organizuar, mbrojtur dhe mbështetur nga liderët e qeverisë së Fatos Nanos".
Ndërkohë tragjedia e Karaburunit, mendohet se nuk mbaron me 21 viktimat, pasi familjarë të tjerë prej tre ditësh ndodhen në Vlorë dhe kërkojnë të afërmit e tyre që janë nisur po në brëmjen e 9 janarit drejt brigjeve të Italisë me gomone.
XS
SM
MD
LG