Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAT


Kryeadministratori i Irakut, diplomati amerikan, Paul Bremer, ka kërkuar nga Këshilli Qeverisës i Irakut të ndjekë kornizën kohore të pranuar për krijimin e një qeverie të re.
Kjo kërkesë erdhi në kohën kur Ajatullah Ali Sistani, një nga drejtuesit kryesorë fetarë të popullsisë shiite në Irak, kërkon mbajtjen e zgjedhjeve dhe më pas krijimin e një qeverie të dalë nga zgjedhjet.
Por Bremer ka theksuar se është e nevojshme të zbatohet marrëveshja e 15 nëntorit, sipas së cilës duhet të zgjidhet qeveria deri në 1 korrikun e ardhshëm.
"Ne mendojmë se është e rëndësishme të zbatojmë marrëveshjen e 15 nëntorit, për të cilën kanë rënë dakrot Këshilli Qeverisës dhe i është dërguar Kombeve të Bashkuara, si mënyra më e mirë për rikthimin e plotë të sovranitetit të Irakut dhe organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme brenda një viti", tha Bremer.
Në të tjera zhvillime, ministrja e jashtme e Spanjës, Ana Palcio, gjatë vizitës së saj në Irak, i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara, që të kthehen atje.
Edhe Papa Gjon Pali i Dytë, ka kërkuar ndihmën e bashëksisë ndërkombëtare, që ta vënë Irakun në rrugën e demokracisë.
XS
SM
MD
LG