Ndërlidhjet

JERUSALEM


Presidenti i Izraelit, Moshe Katsav, ka ftuar homologun e tij sirian, Bashar al-Asad, të vizitojë Izraelin për bisedime paqësore.
"Ftoj presidentin e Bashar Al Asad të vijë në Jerusalem, të takohet me autoritetet dhe drejtuesit izraelitë, për të diskutuar mardhëniet dypalëshe drjtpërsëdrejti, dhe për të parë si mund të arrihet një paqe e përhershme", deklaroi presidenti izraelit.
Por Damasku zyrtar ka hedhur poshtë ofertën, duke e cilësuar "jo serioze, të paqartë dhe problematike".
Dy vendet kanë mosmarrëveshje lidhur me Lartësitë Golan, rajon që u aneksua nga Izraeli në vitin 1981.
XS
SM
MD
LG