Ndërlidhjet

BAGDAT


Administratori i Irakut, diplomati amerikan, Paul Bremer, ka kërkuar nga Këshilli Qeverisës i Irakut të ndjekë kornizën kohore të pranuar për krijimin e një qeverie të re.
Kjo kërkesë erdhi në kohën kur Ajatullah Ali Sistani, një nga drejtuesit kryesorë fetarë të popullsisë shiite në Irak, kërkon mbajtjen e zgjedhjeve dhe më pas krijimin e një qeverie të dalë nga zgjedhjet.
Por Bremer ka theksuar se është e nevojshme të zbatohet marrëveshja e 15 nëntorit, sipas së cilës duhet të zgjidhet qeveria deri në 1 korrikun e ardhshëm.
Në të tjera zhvillime, Ministrja e Jashtme e Spanjës, Ana Palacio, gjatë vizitës së saj në Irak, i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara, që të kthehen atje.
Edhe Papa Gjon Pali i Dytë, ka kërkuar ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, që ta vënë Irakun në rrugën e demokracisë.
XS
SM
MD
LG