Ndërlidhjet

BAGDAD


Një helikopter i ushtrisë amerikane është rrëzuar si pasojë e zjarrit armik, pranë qytetit irakian të Habanixhas, kanë bërë të ditur burimet ushtarake të koalicionit.
Dy personat që ishin në bord nuk kanë pësuar lëndime.
Ky është helikopteri i tretë në më pak se dy javë që është rrëzuar nga guerrilët irakinë, në të njëjtin rajon.
Në të tjera zhvillime, në qytetin Kut, së paku 7 irakianë dhe disa ushtarë ukrainas u lënduan gjatë përplasjeve mes demonstruesve dhe paqeruajtësve. Protestuesit kërkonin punë dhe ushqim.
Njëherësh forcat amerikane kanë pranuar përgjegjësinë për vrasjen e 4 civilëve në qytetin Kut 10 ditë më parë.
XS
SM
MD
LG