Ndërlidhjet

JERUSALEM


Në pikën kryesore të kalimit mes Izraelit dhe Rripit të Gazës, nga një sulm vetvrasës kanë humbur jetën katër persona dhe atentatorja si dhe janë plagosur së paku 7 të tjerë.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme izraelite, Jonathan Peled, pas atentatit ka deklaruar:
"Terroristët palestinezë kanë zgjedhur sërish të sulmojnë civilët izraelitë dhe palestinezë, në një pikë kalimi, ku bëhet dhe biznesi. Në këtë mënyrë ata nuk shkatërrojnë vetëm qënie njerëzore, por dhe një kanal humanitar për Rripin e Gazës, duke u përpjekur në këtë mënyrë të shkatërrojnë cdo mundësi për paqen."
XS
SM
MD
LG