Ndërlidhjet

BAQUBA


Dy civilë irakienë dhe sulmuesi janë vrarë nga një atentat vetvrasës në qytetin Baquba.
Burime të spitalit thanë se të paktën 20 persona janë plagosur.
Sulmi ndodhi vetëm disa ditë pas sulmit vetëvrasës në xhaminë e qytetit ku u vranë 5 njerëz.
Po sot, forcat amerikane i kanë arrestuar 4 familjarë të Izzat Ibrahim al-Douri, ish bashkëpunëtorit të ngushtë të Saddam Husseinit, dhe për momentin personit më të kërkuar në Irak. Po sot forcat e koalicionit kanë kapur një tjetër ish zyrtar të lartë të Partisë Baathe, i cili ishte në listën e 55 më të kërkuarve.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara thanë se po e shqyrtojnë planin për zgjedhjen e qeverisë së re të përkohshme deri në 30 qershor.
Zëdhënësi i departamentit të shtetit Adam Ereli tha.
"Do të ketë diskutime me palët e ndryshme në Irak rreth modaliteteteve dhe çështjeve teknike rreth zgjedhjeve, për të siguruar transparencën dhe përshpejtuar afatin, të cilin irakienët e dëshirojnë."
XS
SM
MD
LG