Ndërlidhjet

BAGDAD


Forcat e koalicionit kanë bërë të ditur kapjen e Khamis Marhan al-Mohamed, i cili ishte në listën e personave më të kërkuar në Irak.
Gjenerali amerikan në Irak, Mark Kimmit, duke folur rreth arrestimit në fjalë ka theksuar:
"Me kapjen e numrit 54 në listën e më të kërkuarve, ne kemi bërë një hap të rëndësishëm në uljen e numrit të sulmeve kundër forcave të koalicionit", tha gjenerali amerikan Kimmit.
Gjatë ditës, trupat amerikane, kanë arrestuar dhe katër nipërit e Izat Ibrahim al-Durit, një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Sadam Huseinit.
Në të tjera zhvillime, në qytetin Bakuba, nga një sulm vetvrasës humbën jetën 2 irakianë dhe u plagosën së paku 20 të tjerë, shumica policë vendorë.
XS
SM
MD
LG