Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Partia Radikale Evropiane tha se 21 viktimat shqiptare në Detin Adriatik janë pasojë e politikave restriktive evropiane të vizave.
Deputeti i kësaj partie në Parlamentin Evropian Olivier Dupuis tha se "rrënjët e tragjedisë, dhe gjithë tragjedive tjera, që e kanë përcjellë dukurinë e emigrimit ilegal nga Shqipëria viteve të fundit, është politika kufizuese e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për shtetasit shqiptarë".
Ai i bëri thirrje Komisionit Evropian t'i ndryshojë rregullat, me qëllim që "të gjithë shqiptarët automatikisht të mund të marrin viza 3 mujore turistike për tërë vendet e unionit, apo të paktën për zonën e Shengenit".
Dupuis tha se politika e reformuar e regjimit të vizave do të kushtojë më pak se sa operacionet e patrullimit në Detin Adriatik, të cilat synojnë pengimin e klandestinëve.
XS
SM
MD
LG