Ndërlidhjet

TIKRIT


Ushtria amerikane ka vrarë 7 kryengritës të dyshuar në incidente të ndara në veri të Bagdadit.
Zëdhënësi Robert Cargie tha se trupat amerikane vranë 4 irakienë në një shkëmbim zjarri në perëndim të qytetit Baquba.
Në Basra, dhjetra mijë protestues irakienë i dhanë mbështetje liderit shiit Ayatollah Ali al-Sistani, i cili i hodhi poshtë planet e Shteteve të Bashkuara për bartjen e pushtetit tek irakienët.
Ndërkohë, organizata 'Reporterët pa Kufij' tha se komandantët e lartë të ushtrisë amerikane duhet të japin llogari për vdekjen e dy gazetarëve në Bagdad, në muajin Prill.
Grupi tha se bombardimi i hotelit 'Palestina' nuk ishte sulm i qëllimshëm ndaj mediave, por tha se krerët e ushtrisë kanë bërë "neglizhencë kriminale" ngase nuk i kanë njoftuar trupat se në hotel ka patur gazetarë.
XS
SM
MD
LG