Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri dhe zëvendës kryeministri i Serbisë Nebojsha Çoviq nuk kanë arritur marrëveshje për përfshirjen e serbëve të Kosovës në grupet punuese për realizimin e standardeve.
Koalicioni serb "Kthimi" do ta analizojë situatën dhe do të sjellë vendime, tha Çoviq pas takimit.
Lidhur me vazhdimin e dialogut teknik Prishtinë-Beograd, Çoviq tha se ai duhet të vazhdojë nëpër grupet punuese.
Zëvendës kryeministri serb tdeklaroi se i kishte thënë Holkerit se "autoritetet e Beogradit janë të gatshme që në afatin sa më të shkurtër t'u lëshojnë dokumenta të udhëtimit përfaqësuesve të institucioneve të përkohshme të Kosovës, me qëllim që ata të mund të vazhdojnë dialogun".
Holkeri në Beograd u takua edhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Grupit të kontaktit.
XS
SM
MD
LG