Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Në pesëvjetorin e masakrës së Reçakut, Kuvendi i Kosovës në fillim të seancës së sotme ka mbajtur një minutë heshtje në shenjë nderimi për viktimat e kësaj masakre. Të vetmit që nuk e përfillën këtë akt ishin përfaqësuesit e koalicionit serb "Kthimi", shefi i të cilëve, Dragisha Kërstovic, në arsyetimin e tij tha se një gjest i këtillë është jodemokratik dhe nxit përhapjen e urrejtjes.
Kryetari i Kuvendit, Nexhat Daci, me këtë rast tha se ka pritur nga koalicioni "Kthimi" që të respektojë vendimin e Kuvendit për mbajtjen e një minuti heshtjeje, për të dëshmuar shkëputjen nga politika gjenocidale.
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike, Sabri Hamiti, arsyetimin e koalicionit "Kthimi" e quajti papërgjegjësi politike dhe morale, duke shtuar se kjo që po ndodh në Kuvend është desktruktivitet politik i dirigjuar nga Beogradi.
XS
SM
MD
LG