Ndërlidhjet

logo-print

PARIS


Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Dominik De Vilpen, ka thënë sot se "Franca do të mendojë për rolin e saj në operacionet e sigurimit në Irak, pas trasferimit të pushtetit tek autoritetet irakiane".
De Vilpen, më tej ka theksuar se, "Franca mund të ndihmojë në formimin e shkollës për trajnimin e policisë në Irak", por, vazhdoi ai, "kontributi i Francës në çështjet e sigurisë do të varet nga ajo se çfarë do të kërkojnë liderët irakianë".
Ministri De Vilpen ka thënë poashtu se "qeveria franceze do të ndërmarrë hapa konkretë për planet, pasi sovraniteti të ketë kaluar në duart e qeverisë së përkohshme irakiane në muajin qershor.
XS
SM
MD
LG