Ndërlidhjet

PRAGË


Nëntë shtete kanë paraqitur sot kandidaturat e tyre për të qenë mikpritës të lojërave olimpike që do të mbahen në vitin 2012.
Parisi dhe Londra kanë filluar fushatat me ceremoni madhështore në Kullën e Eifelit dhe Shtëpinë e Operës Mbretërore. Moska zyrtarisht pritet që më vonë ti bëjë publike detajet e qytetit ku ata mendojnë të mbahen lojërat Olimpike, që njëkohësisht përkojnë me 100 vjetorin e pjesëmarrjes për herë të parë të Rusisë në lojërat Olimpike. Pretendues të tjerë janë Nju Jorku, Madridi, Rio de Zhaneiro, Leipcigu, Havana dhe Stambolli. Fituesi nuk do të seleksionohet deri në korrik të vitit 2005. Këtë vit lojërat Olimpike do të mbahen në Athinë.
XS
SM
MD
LG