Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri, është takuar sot në Graçanicë me Peshkopin Artemije. Holkeri kërkoi nga udhëheqësit që të ndikojnë tek serbët e Kosovës për ti përmbushur standardet e kërkuara nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Sipas një deklarate të UNMIK-ut, të lëshuar sot pas këtij takimi, Holkeri ka thënë se " bojkotimi i këtij procesi është jo produktiv, ndërkaq që përmbushja e standardeve është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës".
Sipas kësaj deklarate "përfaqsuesit politik të serbve të Kosovës ende nuk kanë marrë ndonjë vendim konkret rreth përfshierjës së tyre në grupet punuese për implementimin e e standardeve, për arsye se në dokumentin "Standardet për Kosovën" nuk janë përfshier shumë kërkesa të parashtruara nga qeveria e Serbisë, thuhet mes tjerash në një kumtesë për media të lëshuar sot nga zyra e UNMIK-ut në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG