Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Të paktën 18 irakienë janë vrarë ndërsa rreth 30 janë plagosur nga shpërthimi i një automjeti bombë në orën 8 të mëngjesit sipas kohës lokale pranë shtabit të forcave të koalicionit në Bagdad.
Nuk është e qartë nëse ishin një apo dy shpërthime, dhe ende nuk dihen as përgjegjësit për sulmin.
"Kishte një shpërthim, ishin rreth 500 kilogram eksploziv në një kamion. Nuk kishte shkëmbim zjarri", tha zëdhënësi i ushtrisë amerikane, koloneli Ralph Baker, duke shtuar se vendi i shpërthimit zakonisht është shumë i frekuentuar.
XS
SM
MD
LG