Ndërlidhjet

logo-print

KARAÇI


Autoritetet pakistaneze kanë raportuar për arrestimin e shtatë pjesëtarëve të dyshuar të Al Qaida-së, në pjesën jugore të qytetit Karachi. Agjentë pakistanez,të shërbimit të intelegjencës, kanë kryer arrestimin sot në mëngjes gjatë një bastisjeje në qytetin Karachi. Shefi i informimit, Sheik Rashid Ahmed ka konfirmuar arrestimin dhe ka thënë se shërbimi i intelegjencës beson se shtatë të arrestuarit janë pjesëtarë të Al Qaida-së. Ahmed, më tej ka shtuar se dy nga të arrestuarit ishin egjiptian,tre afganë dhe dy femra arabe.
XS
SM
MD
LG