Ndërlidhjet

BAGDAD


Rreth 5 mijë myslimanë shiitë protestuan në qendër të Bagdadit duke kërkuar zgjedhje të drejtpërdrejta.
Demonstratat i organizuan mbështetësit e klerikut shiit Ayatollah al-Sistani, i cili e ka hedhur poshtë propozimin e Shteteve të Bashkuara që bartja e pushtetit të bëhet përmes Asamblesë së Përkohshme, anëtarët e së cilës do të caktohen në 18 rajonet e vendit.
Demonstratat i paraprijnë takimit në Nju Jork mes kryeadministratorit Paul Bremer dhe sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Kofi Annan.
Bremer dje u zotua se shpërthimi në Bagdad, që la mbi 20 të vrarë dhe rreth 100 të plagosur, nuk do ti prishë planet amerikane për bartjen e pushtetit tek irakienët deri në fund të qershorit.
XS
SM
MD
LG