Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi e ka shkarkuar nga detyra e koordinatorit të Zyrës Ndërlidhëse ndërmjet Qeverisë dhe Përfaqsuesit Special, Rexhep Hotin. Në vend të tij, kryeministri Rexhepi, si këshilltar e ka emëruar Ilir Dedën. Kryeministri Rexhepi, tha se " Rexhep Hoti do të trasnferohet në njërën prej zyrave të cilat pritet t'i hapë qeveria gjatë dy muajve të ardhshëm. Vendimi i kryeministrit e ka pasuar një rekomandim të mëhershëm me shkrim të zëvendës-shefit të UNMIK-ut Çarls Brajshou, ku ai kërkoi nga Rexhepi largimin e Hotit.
XS
SM
MD
LG