Ndërlidhjet

KANDAHAR


Zyrtarë afgan kanë bërë të ditur se një helikopterë amerikanë ka bombarduar një shtëpi në një fshat në jug të Afganistanit, duke i lënë të vdekur 11 persona përfshirë këtu katër fëmijë.
Abdul Rahman, përgjegjës i rajonit Charcheno, ka thënë se " të vrarët ishin fshatarë të thjeshtë e jo talibanë ".
Ndërkaq zëdhënsi i forcave amerikane në Kabul, koloneli Bryan Hilferty, ka bërë të ditur se "informacionet e vetme që i ka tregojnë se 5 persona janë vrarë nga bombardimet në Uruzgan.
Ushtarë amerikanë dhe afganë, gjatë këtyre dy ditëve në këtë rajon ishin në kërkim të kryengritësve talibanez.
XS
SM
MD
LG