Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Greva të cilën dje e kanë filluar rreth 100 familjarë të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, në organizim të Asociacionit të Familjarëve të të zhdukurve dhe të kidnapuarve, ka përfunduar sot në orën 11. Sheremet Ademi, drejtues i Asociacionit, ka paralajmruar për nesër një takim me shefin e administratës së Kombeve të Bashkuara, Hari Holkeri, nga i cili do të kërkohet që ai përpara Këshillit të Sigurimit, "të ngrisë çështjën e të zhdukurve dhe formimin e një mekanizmi që do të hulumtonte lokacionet, në të cilat, siç tha ai, dyshohet se mbahen peng një numër shqiptarësh.
Familjarët e të zhdukurve, poashtu kërkojnë nga qeveria e Serbisë që pa kushtëzime ti kthej eshtrat e shqiptarëve që gjenden nëpër varrezat masive në Serbi.
XS
SM
MD
LG