Astrit Patozi, analist
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Patozi, si e vlerësoni përgjigjen e qeverisë dhe debatin në Kuvendin e Shqipërisë pas tragjedisë së 9 janarit?
ASTRIT PATOZI
Unë mendoj që ajo që u quajt si një fitore e kryeministrit Nano në parlament nuk është aspak e tillë, ajo është një fitore fallco. Kryeministri Nano duket sikur i ka numrat e duhur për të qëndruar ende në krye të qeverisë, por ai ka humbur numrat e shqiptarëve, ka humbur besimin e qytetarëve të këtij vendi. Ato numra që u shfaqën në mbështetje të tij, në fakt janë numrat e asaj pjese të politikës, e cila ka frikë nga përgjegjësia kolektive dhe nga përgjegjësia direkte. Them përgjegjësia kolektive, sepse shumë prej zërave që ju bashkuan kryeministrit Nano në parlament, janë protagonistë të kësaj qeverisjeje të keqe që shkaktoi midis të tjerash edhe tragjedinë e 9 janarit, dhe përgjegjësia direkte sepse shumë prej tyre janë të implikuar drejt për drejt në tragjedi dhe këtu kam parasysh nënkryetarin e parlamentit, kam parasysh Ministrin e Financave Arben Malaj, dhe disa eksponentë të tjerë të Partisë Socialiste që kanë pasur njerëzit e tyre të implikuar drejt për drejt në tragjedi.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Patozi, a mendoni se komisioni parlamentar për hetimin e ngjarjes tragjike është përgjigja e duhur për atë që ndodhi?
ASTRIT PATOZI
Unë mendoj që përgjigja e duhur do të ishte dorëheqja e kryeministrit Nano dhe pastaj marrja e gjithë përgjegjësive nga të gjitha instancat e shtetit, që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, ishin të implikuar në këtë tragjedi, dhe mbi të gjitha marrja e përgjegjësisë për këtë situatë krize, për këtë situatë të tmerrshme politike që po kalon vendi, e cila i detyron shqiptarët të lenë vendine tyre dhe të gjejnë shpëtimin vetëm jashtë atdheut. Komisioni parlamentar unë mendoj se është një përgjigje e keqe, edhe për shkak se Partia Socialiste dhe kryeministri Nano, po përpiqet që të manipulojë sërisht të vërtetën e tragjedisë, duke marrë kontrollin e komisionit parlamentar, komisionit hetimor, ndërkohë që duhet të ishte e kundërta. Është opozita ajo që mund ta kontrollojë në rrugë parlamentare veprimin apo mosveprimin e qeverisë dhe jo e anasjellta.
RADIO EVROPA E LIRË
Çfarë mendoni për propozimin që gjithë kjo t'i lihet prokurorisë?
ASTRIT PATOZI
Besoj që prokuroria duhet të bëjë detyrën e saj por për fat të keq në Shqipëri drejtësia ka dhënë prova, ka dhënë shumë prova që nuk disponon vullnetin e duhur për të qenë në lartësinë e detyrës, dhe kam parasysh me dhjetra fakte kur e them këtë. Prandaj unë mendoj se zgjidhja e të vërtetës së kësaj tragjedie do të bëhej në rradhë të parë në sensin politik dhe këtë mund ta bënte një komision normal parlamentar, dhe pastaj, unë nuk dua të paragjykoj, institucionet e tjera të shtetit.
RADIO EVROPA E LIRË
A mendoni se opozita e djathtë i ofron qytetarëve të Shqipërisë atë që duhet për të dalë nga kriza që ka kapluar vendin?
ASTRIT PATOZI
Unë mendoj se opozita i ka të gjitha potencialet dhe mbi të gjitha ka moralin për t'i drejtuar shqiptarët drejt një zgjidhjeje afatgjatë politike. Ka moralin sepse ka qenë jashtë të gjitha aferave dhe të gjitha skandaleve që kanë shoqëruar qeverisjen 7 vjeçare të socialistëve. Ajo gjatë kësaj kohe nuk ka bërë vetëm opozicionin e fortë, por ka dhënë edhe alternativat e duhura politike, kam parasysh paketën anti-korrupsion, paketën anti trafik, dhe shumë e shumë platforma të tjera, të cilat nuk janë konsideruar nga maxhoranca.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Patozi, si i komentoni protestat e fundit të organizatave civile. A mund të jenë ato embrion i një force të ardhshme politike në vend?
ASTRIT PATOZI
Unë mendoj se ato janë diçka pozitive. Unë mendoj që shoqëria shqiptare ka nevojë për zëra të tjerë proteste dhe nëse ato do të jenë ose jo embrioni i një force të tretë, apo një force të re politike, kjo do të varet pikërisht nga menaxhimi që drejtuesit e këtyre organizatave do t'i bëjnë opozicionit. Në rast se ata do të nisin këtë betejë pa paragjykime se po i bëjnë nder apo po shkojnë në të njëjtën rrymë me një forcë politike, ata mendoj se nuk do të kenë suksesin e duhur, sepse imperativi i kohës në Shqipëri është rrëzimi i kësaj qeverie që ka dhënë prova të mjaftueshme se nuk e çon vendin drejt progresit. Pastaj është problemi i dytë se cila do jetë forca që do të zëvendësojë Partinë Socialiste në pushtet dhe si do të arrihet kjo.
Intervistoi Vullnet Poshka