Ndërlidhjet

DAVOS


Mbi 2.000 udhëheqës të qeverive dhe biznesit janë tubuar në Davos të Zvicrës, për të diskutuar çështje të ndryshme, si gjendjen në Irak, luftën kundër terrorizmit dhe ekonominë globale.
Takimi vjetor zyrtarisht do të hapet pasdite, me fjalimin presidentit të Iranit Mohamed Khatami.
Ndërkohë, diplomatët i filluan diskutimet, të nxitur nga prononcimi i sekretarit të jashtëm britanik Jack Straw rreth Irakut.
"Nuk është sekret fakti që Irakun e presin sfida serioze në çështjet e sigurisë, punësimit, dhe proceset politike dhe kushtetuese. Por këto vështirësi mund të gtejkalohen nëse i tërë komuniteti ndërkombëtar qëndron prapa irakienëve", tha Straw.
Për gjendjen në Irak do të flasë edhe administratori amerikan Paul Bremer.
XS
SM
MD
LG