Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush në fjalimin vjetor para Kongresit e ka mbrojtur ndërhyrjen ushtarake në Irak dhe përmbysjen e regjimit të saddam Husseinit.
Bush tha se nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre nuk do ta ndërmerrnin aksionin kundër Saddamit, regjimi i tij ende do të kërkonte të zhvillojë armë të shkatërrimit në masë dhe do t'i shkelte të drejtat e njeriut.
Bush tha se gjatë kësaj, Amerika e kërkoi edhe mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, por shtoi se Shteteve të Bashkuara nuk u nevoitet "leja" e bashkësisë ndërkombëtare për ta mbrojtur veten.
Presidenti Bush tha se lufta në Irak ishte shkaktare që Libia vendosi të heqë dorë nga zhvillimi i armëve për shkatërrim në masë.
Ai tha se përkundër suksesit të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit, do të ishte gabim që amerikanët të besonin se më nuk përballen me rrezikun e sulmeve të mundshme terroriste.
XS
SM
MD
LG