Ndërlidhjet

SULEIMANIYA


Përfaqësuesit kurdë në Këshillin Qeverisës të Irakut i kundërshtuan zgjedhjet e parakohshme, që i kanë kërkuar disa liderë myslimanë shiitë.
Në Uashington, sekretari i shtetit Colin Powell tha se Shtetet e Bashkuara i mbeten të përkushtuara planit për bartjen e pushtetit tek një qeveri e irakienëve deri në 30 qershor.
"Shtetet e Bashkuara, dhe veçanërisht presidenti janë plotësisht të përkushtuar t'ua mundësojnë irakienëve atë që ata shpresonin dhe ëndërronin: një formë të qeverisjes demokratike", tha Powell.
Ndërkohë, myslimanët shiitë në Samawa sërish protestuan duke kërkuar zgjedhje të drejpërdrejta, ndërsa nga qyteti verior Mosul raportohet për 10 të plagosur, përfshirë 3 ushtarë amerikanë nga shpërthimi që ka ndodhur pranë një autokolone të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG