Ndërlidhjet

TIRANË


Ambasadori amerikan në Shqipëri, James Jeffrey ka nënvizuar nevojën e rezultateve në rritje në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si kusht për shtimin e investimeve të huaja në Shqipëri, veçanërisht atyre amerikane.
Lidhur me ndihmën ekonomike të Shteteve të Bashkuara, Jeffrey tha se "ajo do të jetë e pakursyer", por shtoi se gjithçka mbetet në dorën e vetë shqiptarëve.
Ndërkohë kryeministri Fatos Nano ka deklaruar se sfida e qeverisë që ai drejton, në 9 muajt e parë të këtij viti do të jetë zbatimi i paketës Shengen.
XS
SM
MD
LG