Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Tre ushtarë amerikanë janë vrarë dje në afërsi të qytetit irakien Baquba nga një sulm me mortaja.
Në Fallujah, policia njoftoi se tre gra irakiene që punonin për forcat e koalicionit dhe shoferi i automjetit me të cilin udhëtonin, janë vrarë nga sulmues të panjohur.
Në Madrid, ministria e Mbrojtjes tha se një oficer spanjol është plagosur rëndë gjatë një bastisje në Irak.
Në Uashington, zëvendës presidenti amerikan Dick Cheney tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë hequr dorë nga kërkimi i armëve për shkatërrim në masë në Irak.
Cheney i bëri këto komente në prag të vizitës në 5 vende evropiane, të cilat pritet t'i inkurajojë për t'u angazhuar në rindërtimin e Irakut.
XS
SM
MD
LG