Ndërlidhjet

logo-print

DAVOS


Prokurori i përgjithshëm amerikan John Ashcroft sot do të flasë në Forumin Ekonomik Botëror mbi përpjekjet globale për çrrënjosjen e korrupcionit.
Dje, në ditën e parë të samitit në Davos, presidenti i Iranit Mohamed Khatami tha se Irani asnjëherë nuk ka synuar të zhvillojë armë për shkatërrim në masë, dhe e kundërshton prodhimin e çdo arme bërthamore.
"Irani asnjëherë nuk ka zhvilluar armë bërthamore, andaj nuk ka nevojë të heqë dorë prej tyre? Kundërshtojmë çdo prodhim dhe proliferim të armëve bërthamore, ndërsa bashkëpunimi me agjencinë është i gjithanshëm dhe i sinqertë", tha Khatami, duke mohuar "kategorikisht" se Irani ka marrë armë bërthamore nga Koreja e Veriut.
XS
SM
MD
LG