Ndërlidhjet

BAGDAD


Shpejtimi i afateve kohore, të përcaktuara për zgjedhjet në Irak është i vështirë, ka deklaruar kryeministri britanik, Tony Blair.
Drejtuesi shpirtëror i shumicës shiite të Irakut, Ajatullah Ali Sistani, ka bërë thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve përpara kalimit të pushtetit tek qeveria e përkohshme, që është paraparë deri në 30 qershor.
Në Irak nga sulmi kundër një stacioni policor në Falluxha u vranë tre policë, një civil dhe u plagosën pesë të tjerë.
Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit rebelët kanë vrarë tre gra irakiane që punonin për forcat e koalicionit, dhe dy ushtarë amerikanë në Bakuba.
Burimet e mbrojtjes spanjolle kanë bërë të ditur se një komandant spanjoll i policisë është vrarë gjatë një aksioni anti-terrorist.
XS
SM
MD
LG