Ndërlidhjet

BAGDAD


Gjeneral-majori amerikan Raymond Odierno, ka deklaruar se brenda gjashtë muajsh qytetit të Tikritit dhe rrethinave të tij do t'i kthehet normaliteti.
Tikriti, vendlindja e Sadam Huseinit, ka qenë qendër rezistence ndaj trupave të koalicionit në Irak.
Megjithatë gjenerali amerikan ka shtuar se në afat të shkurtër pret rritjen e numrit të sulmeve kundër forcave të koalicionit, përfshi dhe sulmet vetvrasëse.
Ndërkaq një valë sulmesh kanë mbërthyer Irakun gjatë ditëve të fundit duke shkaktuar vdekjen e policëve irakianë, civilëve vendorë që punojnë me forcat amerikane dhe dy ushtarëve amerikanë.
Me kwtw rast zwdhwnwsi i koalicionit Dan Senor tha:
"Sot, ka mw shumw irakianw nw poste qw kanw tw bwjnw me sigurinw e vendit se sa ka amerikanw qw merren me sigurinw e Irakut. Dhe ata po punojnw qw tw mbrojnw rrugwn e drejtw nw tw cilwn gjendet Iraku."
XS
SM
MD
LG