Ndërlidhjet

DAVOS


Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara John Ashcroft i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare përkushtim më të madh për vendosjen e lirisë në Irak dhe luftimin e terrorizmit ndërkombëtar.
Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Ashcroft i theksoi vështirësitë që ndeshin forcat e koalicionit në Irak, por i hodhi poshtë kritikat ndaj luftës.
Ai tha se në rindërtimin e Irakut, bota duhet ta shfaqë përkushtimin që e tregoi në rindërtimin e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.
Po në Davos, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan tha se konflikti në Irak dhe shqetësimet ndërkombëtare të sigurisë i kanë lënë nën hije çështjet tjera globale, si zhvillimi, varfëria, shëndetësia dhe arsimi, duke shtuar se ka ardhur koha "për të ribalancuar agjendën ndërkombëtare".
Por kreu i organizatës botërore paralajmëroi se terrorizmi ndërkombëtar dhe lufta kundër tij, mund t'i përkeqësojnë tensionet religjioze dhe etnike.
"Në frontin e sigurisë, terrorizmi ndërkombëtar nuk është vetëm kërcënim për paqen dhe stabilitetin, por ka potencial t'i acarojë ndarjet kulturore, religjioze dhe etnike. Lufta kundër terrorizmit, ndonjëherë edhe mund të ngritë shqetësime mbi mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive qytetare", tha Annan.
XS
SM
MD
LG