Ndërlidhjet

BEOGRAD


Zëvendës kryeministri serb Nebojsha Çoviq tha se pret që shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri të reagojë ndaj fjalimit të djeshëm të presidentit të Ksoovës Ibrahim Rugova, në të cilin, siç tha ai, Rugova është angazhuar vetëm për pavarësinë e Kosovës.
Lidhur me zbatimin e standardeve,Çoviq tha:
"Plani për zbatimin e standardeve nuk mund të jetë i aplikueshëm pa pjesëmarrjen e bashkësisë serbe", tha Çoviq, duke shtuar se serbët nuk do të marrin pjesë në ndërtimin e Kosovës së pavarur.
Nëse shqiptarët dijnë çfarë duan, edhe serbët dijnë çfarë duan. Serbët kurrë nuk do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës, tha ai.
Çoviq tha se përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, kanë kërkuar urgjentisht t'i vizitojnë disa qendra ndërkombëtare të vendosjes, ku pa përfaqësuesit e Beogradit, do t'i shpjegonin problemet që kanë në Kosovë.
XS
SM
MD
LG