Ndërlidhjet

TRIPOLI


Një delegacion i Kongresit të Shteteve të Bashkuara arriti sot për vizitë në Libi. Parashihet që ky delegacion do të takohet me liderin, Muammar Gaddafi. Me të arritur në aeroportin e Tripolit, udhëheqësi i delegacionit gjashtë anëtarësh amerikan, Curt Weldon, pos tjerash, u përgjigj edhe në pyetjen lidhur me heqjen eventuale të sanksioneve nga ana e Uashingtoni ndaj Libisë:
- Kjo është çështje për Shtëpinë e Bardhë dhe për Departamentin e Shtetit. Ata do të marrin vendim. Por ne jemi këtu që liderëve të Libisë tu bëjmë me dije se nëse ata vazhdojnë me hapat që i kanë paralajmëruar, atëherë ka mundësi që kjo të ndodhë.
Dje në Tripoli arriti edhe anëtari tjetër i kongresit, demokrati Tom Lantos. Gjatë muajit të kaluar, Qeveria e Libisë ka shpallur se do të heqë dorë nga zhvillimi i porgrameve për armatim të shkatërrimit në masë. Ky paralajmërim krijoi kushte për përmirësimin e marrëdhënieve të Libisë me perëndimin.
XS
SM
MD
LG