Ndërlidhjet

logo-print

TEHERAN


Irani nuk do ti ripërtijë lidhjet me Shtetet e Bashkuara përderisa Uashingtoni të mos bëjë "ndërrime fundamentale" në politikën e tij ndaj Iranit, ka thënë sot presidenti Mohammad Khatami, që konsiderohet reformist. Dje, gjatë fjalimit të tij në forumin ekonomik botëror në Davos të Zvicrës, zëvendës presidenti amerikan, Dick Cheney ftoi regjimin e Iranit që të ketë parasysh kërkesat e popullit iranian për demokraci dhe që të zbatoj paralajmërimet për të mos zhvilluar program të armatimit bërthamor. Uashingtoni i kishte ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin prej periudhës kur personeli i ambasadës amerikane në Teheran ishte mbajtur peng për 444 ditë, pas revolucionit islamik të vitit 1979.
XS
SM
MD
LG