Ndërlidhjet

UASHINGTON


Ish shefi i inspektorëve të armatimit të Shteteve të Bashkuara në Irak, David Kay ka thënë sot se ai beson se Saddam Husseini nuk kishte armatim për shkatërrim në masë, para invadimit të Irakut nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Në një intervistë për radion kombëtare publike, zoti Kej, tha se tash, sfidë për Shtetet e Bashkuara është që të zbulohet se si ndodhi që agjencitë e zbulimit të paralajmërojnë se regjimi i Irakut kishte armatim të këtillë. Para dy ditësh David Kay dha dorëheqje nga detyra e shefit të ekipit të inspektorëve amerikanë për armatim në Irak.
XS
SM
MD
LG