Ndërlidhjet

NJU JORK


Presidenti amerikan, George Bush, dhe kryeministri britanik, Tony Blair, gabojnë që tani përpiqen të arsyetojnë me shkaqe humanitare ndërhyrjen në Irak, ka deklaruar Human Rights Watch, organizatë që merret me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me qendër në Nju Jork.
Kjo organizatë ka theksuar se perëndimi ka mbyllur sytë ndaj krimeve të Sadamit, sic ishte masakra kundër kurdëve në vitin 1988, në kohën kur masakra të tilla ishin të mjaftueshme për të justifikuar sulmet ushtarake.
Sipas kreut të Human Rights Watch, Kenneth Roth, "shkalla e vrasjeve të qeverisë irakiane në vitin 2003 nuk ishte në nivelin më të lartë, që të arsyetonte ndërhyrjen për shkaqe humanitare"
XS
SM
MD
LG